Policia e Tiranës ka bërë me dije se në kuadër të sigurisë në rrugë do të ndëshkohen të gjithë drejtuesit e makinave të cilët udhëtojnë me fëmijët nën 12 vjeç në makinë dhe i kanë pa sisteme fiksimi.
Sipas njoftimit kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.
Gjithashtu në lidhje me këtë është edhe masa e pezullimit të patentës për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
“Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për të gjithë përdoruesit e rrugës, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është angazhuar maskimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtes në automjet, të fëmijëve nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.
Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.
Përgjegjësia për këtë shkelje bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar për mbikëqyrjen e fëmijës, nëse ndodhet në automjet, në momentin e kryerjes së shkeljes.
Në rast se shkelja është kryer nga drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative, atij i vendoset edhe masa plotësuese pezullimi i lejes së drejtimit, për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.