Presidenti i ligës spanjolle, Havier Tebas, ka dhënë një intervistë për “Deporte Plus+” ku ka folur për çështje aktuale që shqetësojnë futbollin spanjoll në përgjithësi. Me shumë pikash e temash që ka prekur Tebas ka qenë dhe ajo që ka të bëjë me të ardhmen e Kilië Mbapesë dhe mundësinë e firmës së tij me Realin e Madridit.
Pa përmendur skuadër, Tebas ka nënvizuar se shanset që francezi të shkojë në Spanjë në sezonin 2024-25 janë shumë të mëdha.
“I bindur 100% jo, asnjëherë nuk mund të flasësh me siguri të plotë. Por unë mendoj se vitin e ardhshëm Mbape do të jetë në La Liga me 70-80% të shanseve”, tha ai.
Tebas gjithashtu ka folur dhe për përplasjet dhe dallimet me numrin një të Realit, Florentino Perez. “Kemi dallime të shumta dhe të thella për nga mënyra se si e shohim të ardhmen e futbollit në Europë”.