Bandat e kontrabandës së emigrantëve kanë përgjysmuar çmimin e kalimeve me gomone në Angli.

Kontrabandistët kurdë e kanë ulur çmimin e gomoneve për në Angli në vetëm 1500 paund, tarifa më e lidhë për kalimin në kanalin e La Manshit që prej fillimit të këtij lloji transporti në vitin 2018.
Çmimi është më shumë se gjysma e çmimit aktual standard prej 3,500 paundsh dhe më shumë se një e treta e tarifës mesatare prej 5,000 £ vitin e kaluar.

Telegraph shkruan se kjo vjen pasi numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin ka rënë me 90 për qind pasi Britania e Madhe nënshkroi një marrëveshje të re për dëbimin e shpejtë me Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar.
Ministrat besojnë se masat kanë vepruar si një pengesë për shqiptarët, të cilët përbënin një të katërtën e 45,755 emigrantëve që kaluan Kanalin vitin e kaluar.
Të hënën, shifrat e Home Office treguan se gati 24,000 emigrantë kanë kaluar deri më tani Kanalin për këtë vit.
Reklamat që ofronin kalim nëpër Kanal për 1500 £ u postuan në Instagram, me titullin: “Rruga nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar. Vlera e një personi £ 1,500.” “Oferta” doli nga një bandë e kontrabandës kurde, e cila është specializuar në transportin e shqiptarëve.
Çmimi më i ulët pasqyron gjithashtu një ndryshim në taktikat e kontrabandistëve të njerëzve, të cilët po porosisin varka më të mëdha, që transportojnë nga 50 deri në 60 emigrantë, gjë që rrit fitimet e tyre.