Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është takuar ditën e sotme me presidentin francez, Emmanuel Macron. Mediat italiane raportojnë se fokus i diskutimeve është çështja e emigrantëve.
Ky takim vjen pasi Macron mori pjesë në funeralin e ish presidentit italian, Giorgio Napolitano. Italia po përballet prek kohësh me një valë të madhe emigrantësh që zbarkojnë në Lampedusa.