Këto janë pamjet që vijnë nga një prej apartamenteve në pallatin që u dogj të enjten në Tiranë. Zjarri ka shkaktuar shumë dëmtime kryesisht në murin e dhomës së gjumit.

Mijëra euro të kthyera në hi, publikohen pamjet e apartamenteve që u dogjën në Tiranë

Kujtojmë që ditën e sotme, grupi hetimor është duke kryer ekspertizën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Mijëra euro të kthyera në hi, publikohen pamjet e apartamenteve që u dogjën në Tiranë

Punonjës të policisë, shërbimit zjarrfikës dhe inxhinierë të pavarur janë duke kryer vlerësimin e dëmeve dhe do të përcaktojnë ku nisi zjarri.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një pajisje elektroshtëpiake.

Mijëra euro të kthyera në hi, publikohen pamjet e apartamenteve që u dogjën në Tiranë

Nga zjarri u shkrumbuan 3 apartamente dhe një tjetër apartament u dogj në masën e 30%. 10-12 apartamente janë djegur pjesërisht, nga flakët që kanë hyrë brenda nga fasada.