Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Ioanis Ikonomu do të vizitojë Tiranën në datën 14 shtator, sipas burimeve për Top Channel në Ministrinë Greke të Mbrojtjes së Qytetarit.

Ikonomu do të vijë në Tiranë për Samitin e Ministrave të Rendit të vendeve të nismës së Berlinit. Veç takimeve në kuadër të këtij samitit, ai do të ketë takim kokë më kokë me homologun e tij shqiptar Taulant Balla, si dhe eksponentë të politikës Shqiptare.
Nismat e partneritetit rajonal, por edhe çështje të bashkëpunimit dypalësh, do të jenë në vëmendje të dy ministrave, ku lufta kundër narkotikëve dhe lufta kundër krimit ndërkufitar, do të jenë kryefjala e bisedimeve mes tyre.

Ky është takimi i parë në nivel ministror mes dy vendeve qëkur marrëdhëniet dypalëshe patën një ftohje për çështjen arrestimit të Fredi Belerit në maj të këtij viti.