Kryeministri Edi Rama në nisje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e sotme foli edhe për sezonin veror që vendi ynë la pas me një bum turistësh. Ai u shpreh se çdo qytet ka thithur turistë. „Patëm një pushtim turistësh këtë vit, shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë, me çdo shtëpi të kthyer në Air BnB të mbushur,“ tha Rama.
“Të gjithë nuk e prisnin dhe i doli jashtë parashikimeve ky fluks turistësh që pushtoi vendin. Por të gjithë ata që hedhin baltë mbi punën tonë, dhe atyre që mua dhe këtë parti na duan të vdekur, nuk e çonin nëpër mend para 10 viteve këtë.
S`po zgjatem me vrasjet, që kanë shënuar lënien më të lartë historike, gjithsesi mendje mendje kjo dynja po për mua më e bukura e kësaj kohe është se dhe ata 1 mln shqiptarë që na besojnë ne me votë dhe ata miliona të tjerë që na mbështesin, falë punës së kësaj qeverie, por dhe ata që nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja, janë të gjithë bashkë një shtyse e jashtëzakonshme për të ecur vetëm përpara,“ tha Rama.
Kreu i qeverisë ka renditur me krenari shifrat për rritjen e madhe të turistëve në vendin tonë.
‘Ka plot arsye që e pohojnë këtë të vërtetë dy janë pohimet më të mëdha të kësaj. E para sezoni i jashtëzakonshëm turistik dhe e dyta impakti i jashtëzakonshëm i organeve të drejtësisë. Të kuptohemi drejt qysh në fillim ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri. Nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade. Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për dije veti orientues fuqizim politik dhe institucional dhe cilësia e shpejtësi vendimmarrëse. Kemi 1001 arsye për të qene krenar për rrugën që kemi bërë. Shqipëria nuk ishte një distancon turistik evropian. Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë plehrave dhe prapambetjes. Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për Shqipërinë ishin si pika uji në shkretëtirë. Industria jonë ishte inekzistente. Këtë vit qenë pranverë nuk ka pasur javë të mos jetë shkruar për Shqipërinë turistike. Këtë verë në ekranet e televizioneve publike e bombarduan publikun me tone bombastike për shpërthimin turistik të Shqipërisë.
Këtë vit janë sjellë një lumë të pataksuar parash direkt në arkën e familjeve përmes sistemit ARBNB. Aeroporti i Tiranës gati njësoj apo më shumë sesa aeroporti i Beogradit. Kush mund ta imagjinonte këtë 10 vite më parë. Kur në kryeqendrën e Jugosllavisë uleshin turistë nga tërë Europa në Rinas zbrisnin një grup ‘masrianës’. Kemi 6 fushuar numrin pasagjereve në aeroportin e Tiranës. Është fantastike. Janë mbi 200 mijë fluturime në ditë që e mbajnë hapur aeroportin për të shërbyer gjatë gjithë këtij sezoni që ende nuk ka mbaruar.’- tha Rama.