Ndryshimet në qeveri të njoftuara më 4 shtator në Asamblenë e PS-së, të dekretuara nga presidenti dhe miratuar nga Kuvendi kanë qenë kryefjala e diskutimeve për këtë fillim shtatori.
Të pyetur nga Report Tv, qytetarët janë të pothuajse të ndarë 50 me 50 për këtë çështje.
22.3% ose 455 mijë qytetarë mendojnë se këto ndryshime do ta përmirësojnë qeverisjen, 27.7% ose 565 mijë thonë ‘Ndoshta po’. Ndërkohë, 27.2% ose 555 mijë qytetarë të pyetur nga Report Tv mendojnë se këto ndryshime ne qeveri nuk do të përmirësojnë qeverisjen, ndërsa 22.8% ose 465 mijë thonë ‘ndoshta jo’.