Neymar ishte një nga lëvizjet më të bujshme gjatë merkatos së kësaj vere, me sulmuesin që u largua nga PSG në drejtim të Arabisë Saudite, te skuadra Al-Hilal.
Neymar është rikthyer të flasë për Paris Saint-Germain me brazilianin, i cili ka folur “pa doreza” duke e përkufizuar kohën e fundit në Paris si një periudhë të errët dhe jo vetëm për të, por edhe për shokun e tij, Messi.
“Ishte një periudhë e vështirë. Unë dhe Messi nuk ishim aspak të qetë. Ai përjetoi një moment fantastik me Argjentinën, por sapo u rikthye në Paris humori i tij ndryshoi. Unë dhe Messi përjetuam ‘ferrin’.
Unë kam dhënë maksimumin tim gjithmonë, ne jemi kampionë dhe përpiqemi gjithmonë të bëjmë histori, por në fund askush nuk na vlerësoi. Messi nuk e meritonte atë largim. Ai u akuzua padrejtësisht, por tani gjithçka ka kaluar dhe jam i lumtur për të. Ai është një person fantastik, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe po bën përsëri mirë, po tregon vlerat e tij”-tha Neymar.