Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka bërë parashikimin javor për të gjitha shenjat e horoskopit për datat nga 26 shtator deri në 2 tetor. Shenjat që vlerësohen me më shumë yje nga Meri Shehu, janë Virgjëresha, Peshorja dhe Ujori, përkatësisht me nga 3. Sipas saj, disa prej shenjave do të përjetojnë tradhti dhe do të përballen me probleme ekonomike.
Parashikimi sipas Meri Shehut:
Dashi – 2 yje
Në fushën erotike dhe ekonomike kanë një javë të pasigurisë së madhe. Ky është dimri i madh i tyre dhe do vendoset si do jetë ecuria e tyre në ekonomi dhe dashuri sepse Afërdita me Uranin në Dem bëjnë atë katërkëndëshin e vështirë, të tretë radhazi, të fundit por që do e përjetojnë. Kanë hënën e plotë në shenjën e tyre dhe do kenë guximin t’i thonë stop një situate dhe të fillojnë një iniciativë të re në jetën e tyre.
Demi – 1 yll
Urani në Dem bën katërkëndësh me Afërditën në Luan dhe do kenë tendenca të fuqishme, çështjet ekonomike dhe shpenzimet familjare që do dalin jashtë kontrollit. Do shpenzojnë shumë që ta marrin veten. Demi është në një pasaktësi dhe paqartësi ekonomike. Do ketë dy rrethana lehtësuese, lidhjen e Mërkurit në Virgjëreshë me Jupiterin në Dem në fillim të javës dhe në fund të javës, Mërkuri me Uranin. Nëse nuk do i kapin mirë këto dy pika, nuk do përjetojnë një javë shumë të mirë. Me hënën e plotë në Dash nuk janë mirë në këtë periudhë.
Binjakët – 2 yje
Do jenë shumë socialë, hëna në Ujor që fillojnë javën me udhëtime dhe kontakte. Por ky socializim i madh mund t’i nxjerrë jashtë loje në jetën vërtet personale. Do duan të bëhen shumë më të mirë dhe shoqërorë sesa personalë. Në jetën personale mund të përjetojnë një paqartësi, grindje, pasiguri ekonomike, tradhti, apokalips që mund të quhet skandal në çështjet ekonomike ose personale.
Gaforrja – 2 yje
Fillon me një tendencë të mirë ekonomike, diku do shpërblehet mirë. Por a do garantojë kjo pavarësinë personale, iniciativat ose ajo që udhëheq jetën e vet? Këtu vihet dilema sepse nuk do plotësohen shpirtërisht siç duhet. Nga një punë, një bashkëpunim ose marrëdhënie e vështirë marrin një shpërblim ekonomik, por a do qetësojë kjo shpirtrat për Gaforret, kjo ngelet për t’u qartësuar. Hëna e plotë në Dash në datën 29 do jetë e vërteta për Gaforret. Shumë Gaforre do marrin atë që meritojnë medaljen e tyre të artë ose të bronztë. Mund të jetë edhe teneqe, por diçka do funksionojë për Gaforret.
Luani – 1 yll
Kanë pasur një verë të mrekullueshme, një vit shumë të mirë por Afërdita në Luan bën katërkëndëshin e fundit për këtë vit me Uranin në Dem kështu që shumë Luanë ose marrin vijat drejtuese, ose përfundimisht i thuhet jo në një punë të rëndësishme, karrierë, dashuri, kanë një zhgënjim që duhet ta shikojnë mirë ku kanë gabuar sa i përket vendimeve që kanë marrë në verë për çështjet erotike ose në marrëdhënie me të tjerë. Në çështjet ekonomike ndoshta mund të çalojë disi. Hëna e plotë në Dash i jep një mundësi për jashtë shtetit ose punë me kulturat e huaja.
Virgjëresha – 3 yje
Fillimi i javës me hënën në ujor tregon shumë punë, angazhime, por edhe Mërkuri në Virgjëreshë bën lidhjen e mirë me Jupiterin në Dem dhe mund ta kapin demin nga brirët dhe të arrijnë kompromise të mira e bashkëpunime. Hëna e plotë në Dash duhet të kenë pak kujdes në çështjet shëndetësore dhe shpirtërore në datën 29. Mund të kenë një apokalips që ndoshta nuk e përjetojnë mirë.
Peshorja – 3 yje
Jemi futur në ekuinoksin vjeshtor, dita u barazua me natën, Peshoret marrin pjesë direkt por hëna e plotë ndodh para shenjës së tyre kështu që do marrin vendime të rëndësishme për një fejesë, martesë, bashkëpunim të rëndësishëm. Mos të presin ndihmë nga miq e shokë ose të kërkojnë vlera monetare sepse ose nuk do iu jepet ose do ketë një kosto shumë të madhe vlerësimi më vonë.
Akrepi – 2 yje
Hën e plotë në Dash kërkon iniciativë të re në lidhje me punën, me jetën e përditshme, me shëndetin, të merren, të karikohen, të ndryshojnë mënyrë jetese, të futen në dieta të mira. Hëna e plotë bën një apokalips në mënyrën si e kanë jetuar përditshmërinë e tyre ose si e kanë shijuar. Mund të jetë shumë e bukur, por kjo nuk mjafton dhe do iu duhet më shumë. Kujdes në një çështje publiciteti që ndoshta nuk do jetë në favor të tyre.
Shigjetari – 1 yll
Ka një humbje në punë dhe ekonomi, nuk e kuptojnë që ky është një moment i vështirë. Kjo është java e fundit e vështirë në marrëdhëniet e tyre personale. Ndoshta kanë qenë më optimistë, por nuk kanë mundur të shohin disa detaje që po i mbushin të tjerët në marrëdhënie pune e personale. Ka një flamur të kuq sa i përket Shigjetarëve sepse kanë prekur vijën e rrezikut.
Bricjapi – 1 yll
Do kenë kujdes në çështjet personale, është një moment i vështirë. Duhet të investojnë më shumë në dashurinë e tyre dhe ta kërkojnë deri në fund. Kanë një investim pune shumë të rëndësishëm, janë një nga katër shenjat që do përjetojnë një vjeshtë shumë të rëndësishme. Ato që thonë e bëjnë kësaj jave do kenë një rëndësi 3-mujore, deri në dimër.
Ujori – 3 yje
E fillojnë me hënën në shenjën e tyre këtë javë, gjë që është shumë e mirë. Apokalipsi ndodh prej tyre, në shenjën e tyre dhe janë të prirur për të bërë zbulime. Do jetë një nga shenjat që do pranojë gjërat e reja te vetja, ndryshimet ndaj të tjerëve dhe besoj se do futen në një punë, mendim, ideal, projekt, udhëtime të reja që i presin këtë periudhë.
Peshqit – 2 yje
Kanë Marsin në Peshore që i ka shkundur nga ana ekonomike, por edhe psikologjikisht ndiejnë një frikë që nuk e di se nga iu vjen. E rëndësishme është që Neptuni është në shenjën e tyre, kanë akoma fantazi për gjëra dhe projekte. Ka një bashkëpunim pune deri diku, por që duhet parë nëse do realizohet sepse kundërshtohet nga Afërdita në Luan me Uranin në Dem që nuk jep siguri për bisedat që mund të bëjnë Peshqit këtë javë.