Ronaldo Sharka ka vendosur të bëjë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, duke përzgjedhur disa nga pyetjet më interesante ose jo.
Gjithsesi, moderatori nuk e ka aspak problem të publikojë pyetje që në brendësi janë tepër fyese por dhe për këta ndjekës ai ka një përgjigje gjithmonë ironike.
Një pyetje që i është drjetuar Sharkës, ka qënë: “Pse je kaq budalla? Dhe nga dole moderator?”
Moderatori e ka marrë “seriozisht” situatën në dorë dhe i është përgjigjur: “Pse jam kaq budalla nuk di të them, se prandaj jam budalla sepse shumë gjëra nuk i kuptoj. Por për të qënë moderator, gjithë jetën time kam futur miq për t’u futur në punë dhe i jam lutur: Aman më merrni në punë. I ka ardhur gjynah dhe më kanë marrë në disa raste. Nuk është se kam ndonjë talent specifik”.