Pas suksesit në “Air Albania” ndaj Polonisë, Kristjan Asllani ka kthyer fokusin nga Interi dhe më saktë nga sfida e ardhshme, ajo përballë Milan-it.

Nga Tirana, mesfushori theksoi për mediet italiane se Milan është një ekip cilësor, por Inter do të festojë në fund.
“Derbi? Milan është një ekip shumë cilësor dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ata kanë bërë një nisje të mirë, por ne jemi të fortë, kam besim se do të bëjmë mirë dhe do të japim më të mirën për të marrë maksimumin. Merkato? Kisha mundësi për një huazim, por pasi fola me drejtuesit, vendosa të qëndroj këtu. Interi është ëndrra ime e madhe” , tha mesfushori “kuqezi”.