Arrestimi për dhunë në familje i një 24-vjeçari nga efektivët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë zbuloi një tjetër skandal.
Policia ka dyshime se i riu i arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 11 vjeçe. Gjithçka u zbulua pas zbërthimit të bisedave që R.H, me profesion ushtarak, ka bërë me vajzën 11 vjeçe.
Mësohet se policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga R.H disa muaj më parë. I riu bashkëjetonte me një vajzë, të cilën e kishte dhunuar, shkak që fillimisht ra edhe në pranga.