Nga Halil Matoshi

Organizata terroriste “Brigada e Veriut” si krah ushtarak i

1.

Kosova âsht e pavarun dhe sovrane, falë intervenimit ushtarak amerikan dhe të NATO-s, kundër forcave të Sigurisë të Serbisë dhe âsht e pavarun e sovrane aq sa do Amerika.
Pra Kosova âsht çashtje ushtarake dhe jo e retorikave politikaneske, amatore e të verbëta.Sovranizimi i Kosovës nuk mund të maturohet pa ShBA-në dhe BÉ-në.

Sepse drejtësia nuk mund të vëndoset pa fuqi.

2.

Ulni armët. Uluni n’dialog për ni zgjidhje paqësore e demokratike, në suaza të konstitucionit kosovar. Thirrni aleatët e Kosovës, koordinohuni ngusht me ta, e mos lëshoni deklarata t’pamatuna, sepse lufta pa NATO-n, në ni zonë ndikimi të NATO-s, nuk fitohet.

Ndërsa në luftën kundër terrorizmit Kosova nuk do të jetë vetëm.

3.

Polici hero Afrim Bunjaku që ra në mbrojtje t’Atdheut të nderohet me ceremoni shtetnore e pietet, ndërsa deklaratat luftënxitëse të injorohen me forcën e arsyes.

4.

Tashma nuk kemi t’bâjmë me rebelim e banda kriminale, por me organizatë terroriste, Brigadën e Veriut, si krahu ushtarak i Listës Serbe që me mjete terrori synon realizimin e Asociacionit.

Pushteti duhet të thërras në tryezë Listën Serbe si pjesë e Kuvendit (përgjegjësia gjithmonë asht politike) dhe t’ia bâj me dije në mënyrë të preme: Terrorizmi nuk kalon!

Autorët (edhe me ndihmën e aleatëve të Kosovës) do të kapën dhe forca e ligjit do të veprojë mbi ta.

P.S.

Në anën tjetër duhet demasku intenca e secilit politikan që t’i lajë duert me gjakun e policëve kosovarë!