Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të luajë sot në orën 17:00 ndaj Armenisë ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për Grupin E, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2025.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Abovjan City”, që ka një kapacitet prej 3100 spektatorësh. Dje kuqezinjtë e rinj kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Armeni, ndërsa sot trajneri Alban Bushi shpreson të nisë me një fitore këtë fushatë eliminatore. Shpresat nuk do të kenë të gatshëm për shkak dëmtimi mesfushorin e talentuar, Adrian Pajaziti.
Nga ana tjetër, pritet të debutojnë Enis Asani dhe Arlind Rexhepi, të cilët janë pajisur me pasaporta shqiptare. Më 12 shtator Shpresat luajnë ndeshjen e dytë me Rumaninë në “Elbasan Arena” në orën 18:30.
17:00 Armeni – Shqipëri