Japonia paralajmëron shkelje të mundshme të rezolutave të Kombeve të Bashkuara për marrëveshjet e armëve midis Koresë së Veriut gjatë takimit të liderit, Kim Jong-un, me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne i monitorojmë bisedimet të shqetësuar, duke përfshirë mundësinë që ato mund të çojnë në shkelje të ndalimit të Këshillit të Sigurimit për transaksionet e armëve të lidhura me Korenë e Veriut”, u tha gazetarëve ministrja e jashtme e sapozgjedhur, Yoko Kamikawa.