Ajo çfarë prodhoi nisja e sesionit të ri parlamentar është paralajmërimi i asaj se çdo të ndodh në vazhdim. Jo një përplasje e fortë e opozitës, me shumicën e Edi Ramës në parlament, por një kacafytje brenda tre grupimeve në PD, nga ku Lulzim Basha do të kërkojë të imponojë, në të qenurit ai numri 1 i PD-s, si jashtë ashtu edhe brenda në parlament. Përplasja se kush duhet të jetë kreu grupit parlamentar të PD, nisi jashtë kuvendit me deklarata të forta nga Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha.
“U vetëshpall kryetar grupi, mos u çuditsni, do shpallet mber i Anglisë shumë shpejt. Nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit”-tha Bardhi.
“Një gjë është e sigurtë. PD nuk do të lëvizë nga kuri i saj properëndimor, pro SHBA dhe BE. dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e kreut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë.”-tha Lulzim Basha. Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla pasi i bëri një përmbledhje çfarë kishte arritur të bënte kuvendi sesionin e shkuar, lexoi këtë projekt-vendim.
“Sot në orën 9:00 kam marrë një njoftim nga PD e cila më drejtohet me njoftimin më vë në dijeni se kryetari i grupit parlamentar të PD, është zoti Lulzim Basha.”-tha ndër të tjera Nikolla. Kjo prodhoi një debat verbal mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit të ulur afër njëri tjetrit.
“Ju mund të jeni tallur me opozitën për konfliktet. Ta harroni se PS mund të zgjedhë kreun e grupit.”-tha Bardhi. I vetmi zhvillim nga kampi socialist ishte zgjedhja e Bledi Çuçit si kreu krupit parlamentar socialist. Ky sesion i ri parlamentar krahas projektligjeve sjellë nga qeveria duhet të merret me projektligjet e de-komunistizimit, zgjedhjen e avokatit të ri të popullit si dhe amnistinë e të burgosurve.