La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi pjesën dërmuese të javës së pestë. Pas fitores së Barcelonës, edhe Real Madrid u përgjigj me tri pikë për të marrë vendin e parë. “Galaktikët” fituan 2-1 me përmbysje kundër Real Sociedad në “Bernabeu”.

Ishin miqtë që kaluan në avantazh me Barrenetxea në minutën e pestë, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Pjesa e dytë ka nisur me diktatin e Realit, që barazoi me Valverde që në minutën e 46-të. Më pas Joselu në të 60 minutë kaloi në avantazh Realin, me golin që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve dhe kreun e La Ligas.

Po për javën e pestë, Getafe mundi 3-2 Osasunën, Villarreal fitoi 2-1 kundër Almerias, ndërsa Sevilla iu fal golit të Lukebakio në të 71 minutë për të marrë tri pikët në shtëpi kundër Las Palmas.

Pas javës së pestë, Real Madrid me 15 pikë të plota kryeson klasifikimin, ndjekur nga Barcelona, Bilbao, Girona, Valencia dhe Vallecano. Në fund Granada, Las Palmas dhe Almeria.

Renditja: