Përplasja që kryeministri Edi Rama pati me Rusinë në sytë e të gjithë botës nga tryeza e Këshillit të Sigurimit, pati jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Deklarata e tij “ka një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën”, më shumë se pjesa tjetër e pohimeve të tij, pushtoi titujt e shkrimeve. Këto artikuj raportonin rezistencën që shefi i ekzekutivit, i bëri ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzia, duke e bërë të humbiste qetësinë.
Nebenzia e cilësoi shkelje praninë e Volodimyr Zelenskyt ne takimin e Këshillit, duke e përshkruar si një hap që krijon rrezik dhe i kërkoi Ramës, si drejtues i seancës tejet të tensionuar, të mos ia jepte të drejtën e fjalës presidentit të Ukrainës.
Por Rama, i njohur tashmë për humorin e tij therës, shkruan Reuters, ia preu shkurt. Komenti i kryeministrit të Shqipërisë nuk pushtoi vetëm mediat tradicionale. Ai praktikisht e ktheu Ramën edhe në një yll në TikTok, ku shpotia e kreut të qeverisë shqiptare ndaj përfaqësuesit të Federatës ruse, u përhap me shpejtësi…
Seanca e Këshillit të Sigurimit, e përqendruar tek lufta në Ukrainë me Shqipërinë kryetare të radhës së organit më të lartë drejtues të Kombeve të Bashkuara, u shënjua nga ngjyrat kuq e zi, jo vetëm prej toneve të qarta rezonuese të Ramës, por edhe pranisë së madhe shqiptare atje.
Ishin katër liderë të tjerë shqiptarë përveç Ramës në takimin e shumëmediatizuar: Presidenti Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë i Maliti të Zi, Dritan Abazovic e Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në cilësinë e përfaqësuesit të OSBE-së. Praninë e këtij të fundit, Nebenzia e kundërshtoi, duke i kërkuar llogari Ramës se mbi çfarë bazë fton në takim Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, vetëm që të merrte përgjigjen ironizuese të tij, se ky nuk është një operacion special i Preside