Konkurrentët e tempullit të dashurisë në Top Channel, Për’puthen kanë hyrë në mënyrë pak të çuditshme në studio këtë sezon të ri. Konkurrentët e parë, të cilët u prezantuan nga moderatorja Megi Pojani janë Gabriela dhe Aureli. Pas prezantimeve, dy konkurrentët e tjerë janë Ledio, i cili është këngëtar dhe Herisoni, shef kuzhine.

Aureli është një sipërmarrës, i cili la Spanjën për t’u bërë pjesë e Për’puthen. “Doja të jetoja në vendin tim, ta ndërtoj jetën me një vajzë shqiptare”, tha ai.

Konkurrentët nuk mund ta shikojnë njëri-tjetrin, por mund të komentojnë vetëm nisur nga zëri. Gabriela do të zhvillojë nga një takim në studio me të tre djemtë dhe do të zgjedhë njërin prej tyre për një takim jashtë.