Tanket amerikane Abrams të dhuruara Ukrainës “do të digjen” si armët e tjera dhe nuk do të ndryshojnë situatën në zonën e konfliktit.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Tanket Abrams janë armë kaq serioze. Por mbani mend se si Presidenti Vladimir Putin foli për tanke të tjera të prodhuara nga jashtë, që digjen lehtë. Epo, edhe këto tanke do të digjen”, tha Peskov në një konferencëme gazetarët, raporton CNN.
Të hënën, Pentagoni konfirmoi se 31 tanke amerikane Abrams kanë mbërritur në Ukrainë. Ardhja e tyre u përshëndet nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi dorëzimi pritet të shtojë një komponent të fuqishëm tokësor në forcat e Kievit.
Por Peskov tha se pavarësisht aftësive të tankeve, asnjë armë e vetme nuk mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në fushën e betejës dhe as të ndryshojë rrjedhën e luftës.
“E gjithë kjo nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë thelbin e operacionit special ushtarak apo rezultatin e tij”, tha ai, duke përdorur termin që Putin dhe udhëheqësit rusë përdorin për t’iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.