Fillimisht Sociedad, më pas Empoli, dhe në fund Sassuolo konfirmoi se kur Inter nuk është i freskët fizikisht, kur nuk janë të qartë, hasin shumë vështirësi. Në “San Siro”, kundër Bajramit me shokë, zikaltërit pësuan humbjen e parë sezonale, një humbje që djeg jo pak pasi erdhi me përmbysje, ndërsa i jep shpresë rivalëve si Milan që e ndjekin këmba këmbës në renditje. Të dy ekipet zhvilluan një lojë të fortë, të hapur, por në pasin final asnjë nuk ishte të saktë, deri në minutën e 45-të, ku Dumfries me një aksion personal kaloi Inter në avantazh.
Me fillimin e pjesës së dytë, dyshja Berardi-Bajrami ideuan një aksion shumë të bukur, me fantazitin kuqezi që brenda në zonë nuk fali, ku me një goditje të befasishme mposhti portierin Sommer, ky ishte goli i dytë që Inter pësonte këtë sezon. Sigurisht nuk mungoi as festa me shqiponjë. Sassuolo mori zemër dhe në minutën e 63-të, Berardi me një ekzekutim fantastik dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur shifrat në 1-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Pavarësisht humbjes, Inzaghi nuk e bën dramë:
“Kjo ishte e pritshme, në një moment të sezonit do të vinte dhe humbja e parë, sigurisht djeg pasi djemtë ishim mësuar të mos humbasin në shtëpi. Kjo humbje dhëmb, por duhet të kuptojmë ku duhet të përmirësohemi në vijim”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.