Portugali është vetëm një hap larg prenotimit të biletës për në Euro2024. Edhe pa të pezulluarin Cristiano Ronaldo, luzitanët ishin të frikshëm, teksa shënon nëntë gola ndaj Luksemburgut, duke konfirmuar kryesimin e tyre në grup. Katër gola në pjesën e parë, të shënuar nga Ignasio dhe Ramos nga një dygolësh personal i dhanë më shumë liri Portugalisë në fushën e lojës. Në fraksionin e dytë, Zhota kompletoi dopietën e tij, ndërsa goleadën e plotësuan Horta, Bruno Fernandes dhe Zhoao Feliks.
Sllovakia e vendit të dytë sakaq ka shënuar 3 gola dhe iu deshën rreth një çerek ore për të mundur Lihtenshtajnin. Fitore në sekondën e fundit për Islandën, e cila mposht Bosnjën në kohën shtesë. Portugalia kryeson bindshëm grupin, pasi ka fituar të 6 sfidat dhe katër takime nga fundi distancohet me 5 pikë nga Sllovakia ndjekëse. Portugezët kanë shënuar 24 gola dhe pa pësuar asnjë, duke treguar garanci në rrugëtimin drejt turneut që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.