Në Tiranë po zhvillohet Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Brendshëm nga BE-ja dhe rajoni ynë, në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen 26 delegacioneve të nivelit të lartë. Përfaqësues i Presidencës së Këshillit të BE-së, Fernando Grande, ministër i Brendshëm, shtroi tre pika kryesore që Ballkani Perëndimor duhet të arrijë në bashkëpunim me BE. Pasi ka shprehur falënderimet për ftesën dhe organizimin e samitit, ai tha se programi i sotëm përfshin tre çështje parësore jo vetëm për rajonin por edhe për BE.

” – Menaxhimi i integruar i kufinjve në Ballkanin Perëndimor. Presidenca e Këshillit po punon fort të përmirësojë më tej funksionimin e zonën Shengen dhe të nxisë një menaxhim inteligjent e të sigurt. Përmasa e jashtme e emigracionit është një rëndësi kyçe. Për të parandaluar emigracionin e paligjshëm. Takimi i sotëm do të jetë një mundësi për të arritur rrugën e përbashkët për të arritur një efektivitet më të madh qoftë ai parandalues apo reagues. Arritja e një marrëveshje është padyshim një prej objektivave më të rëndësishëm e ambiciozë të kësaj presidence.

– Bashkëpunimi rajonal në luftimin e krimit të organizuar. Pa u përqëndruar te ndonjë tipologji kriminale kjo presidencë e vlerëson me rëndësi përqëndrimin tek trafikimi njerëzor, trafikimin e lëndëve narkotike dhe trafikimin e armëve. Përveç kësaj ne nuk humbasim nga sytë dhe krimin e organizuar, si p.sh. pastrimin e parave. Duhet shpërbërë grupet e organizuara.

– Kemi qenë viktima të sulmeve kibernetike. Është rritur madje. Grupet terroriste përdorin internetin për te nxitur sulme. Duhet te hartojmë masa të menjëhershme parandaluese. Kjo pasqyrë e shkurtër reflekton faktin se BE ndan objektiva dhe interesa të përbashkëta me Ballkanin Perëndimor”, tha ministri.