Luis Rubiales nuk do të jetë më President i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF).
Ka qenë vetë 46-vjeçari që me anë të një letre të postuar në rrjetet sociale deklaroi se ka dhënë dorëheqjen si President në detyrë i RFEF.
Pas shume kritikave për puthjen e sulmueses spanjolle Jenni Hermoso në ceremoninë e finales së Kupës së Botës për femra, Rubiales ka folur për herë të parë në publik.
Me anë të një letre të publikuar nga vetë ai, Rubiales ka thënë se nuk donte që rrugëtimi i tij në futbollin spanjoll të përfundonte në këtë mënyrë, por ishte zgjidhja e vetme për të.
Përveç kësaj, Rubiales nuk do të jetë më as nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Sulmuesja Hermoso tha se ai e puthi pa dëshirën e saj, madje se gjithë kombëtarja spanjolle kishte deklaruar se nëse Rubiales nuk largohet, atëherë asnjë prej tyre nuk do të luajë në skuadrën përfaqësuese.
Vetë Hermoso paraqiti dhe një ankesë ligjore të martën e kaluar.