Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska “do të konsiderojë ribashkimin në marrëveshjen e grurit kur vendet perëndimore të respektojnë angazhimet e tyre”.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja aktualisht është pezulluar pas daljes së Rusisë më 18 korrik.
Angazhimet e marra nga perëndimi të cilave i referohet Putin janë lidhja e bankës ruse bujqësore me Swift, furnizimi me pjesë këmbimi për makineritë bujqësore, zhbllokimi i transportit dhe logjistikës së sigurimeve, riaktivizimi i Togliatti e cila është Tubacioni i amoniakut Odessa dhe shkrirja e aseteve të disa kompanive ruse. Të gjitha angazhimet e lart përmendura sipas Kremlinit nuk janë respektuar.