Një autogol i Serxho Ramos ngjit Barcelonën në kryesimin e kampionatit spanjoll. Katalanasit mundën 1-0 Seviljan dhe marrin komandën ndërsa Dortmund fiton dhe përkohësisht mban vendin e parë në Gjermani. Në ligën arabe ka shënuar Cristiano Ronaldo ndërsa Neymar humb penallti.
Kur dhurata të vjen nga armiku i përbetuar. Barcelona me shumë vështirësi mundi mbrëmjen e djeshme Sevillan 1 me 0 dhe me 20 pikë u ngjit në vendin e parë në La Liga. Episodi që vendosi fatin e takimit ishte ai I minutës së 76-të kur Sergio Ramos legjenda e Real Madrid I rikthyer tek Sevilla shënoi në portën e tij. Sot në kuadër të javës së 8-të në Spanjë luhet Girona-Real Madrid ,sfidë që mund të zbresë katalanasit nga kreun.
Borussia Dortmund u nhjit përkohësisht në krye të Bundësligës gjermane. Verdhëzinjtë fituan 3-1 në transfertë ndaj Hoffenhaim dhe koleksionojnë 4 fitore e dy barazime në 6 ndeshje të luajtura. Për javën e 6-të në Gjermani sot spikat dueli Leipzig-Bayern MYnih.
Ndërsa Al Hilal kryeson në Arabinë Saudite atje ku kanë mbërritur shumë yje të futbollit. Al Hilal mundi 2-0 Al Shabab dhe kryeson në kuotën e 20 pikëve pas 8 ndeshjeve. Braziliani Neymar humbi një penallti ndërsa golat për kryesuesit u shënuan nga Kulibali dhe Mitrovic.
Al Nassr e Roanldos fitoi 2-1 në transfertë ndaj Al Tai dhe ngjitet në vend të katërt vetëm dy pikë larg kreut. Talisca dhe I zakonshmi Ronaldo me penallti ishin autorët e golave.