Këtë mesjavë është mbyllur raundi i parë i fazës së grupeve të Champions League.
Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Manchester City, e nisën me fitore këtë raund, ashtu si Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Napoli.
Milan u ndal pa gola me anglezët e Neëcastle, ndërsa Interi arriti të barazonte në fundin e sfidës falë kapitenit të tyre argjentinas, Lautaro Martinez.
UEFA rifreskoi renditjen e klubeve pasë këtij raundi dhe vihet re që Inter është i vetmi klub Italian në 10 më të mirët e Europës.
Zikaltërit renditen në vendin e tetë, ndërsa City kryeson.