Rezultat mbreslënëse të kombëtares janë pasqyruar edhe në renditjen e FIFA-s për muajin shtator. Falë barazimit 1-1 në Çeki dhe fitoren 2-0 kundër Polonisë, kuqezinjtë kanë fituar 3 vende në renditje, duke zbritur të 62 në botë.

Gjithashtu Shqipëria është e vetmja kombëtare në grupin E kualifikues që ka rikuperuar kaq shumë, pasi Çekia ka mbetur në vend numëro. Kundërshtari i ardhshëm i kuqezinjve, më 12 tetor në Air Albania renditet në vendin e 37. Sakaq Polonia për shkak të rezultateve të dobta ka humbur 4 pozicione. Nga vendi i 26 polakët janë ngjitur në vendin e 30.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka humbur 2 vende në renditjen e FIFA-s për shkak të barazimit me Zvicrën si dhe humbjen me Rumaninë. Nga vendi i 109 dardanët kanë zbritur në vendin e 111.

Tre vendet e para në botë vijojnë të jenë të pandryshuara. Argjentina fitues e trofeut të Katarit vijon e parë e ndjekur nga Franca e vendit të dytë me afërsisht 11 pikë më pak. Podiumin e plotëson Brazili që ka përmirësuar, por gjithsesi vijon të ketë 3 pikë më pak se ‘gjelat’ e Francës.