Tre gra në Tiranë kanë “shpëtuar” nga dhuna e ushtruar prej burrave me të cilët ndanin shtëpinë. Policia njofton se këtë të mërkurë ka vënë në pranga për dhunë në familje një 63 vjeçar, një 24 vjeçar dhe një 30 vjeçar. Krahas dhunës ndaj bashkëjetues, 24 vjeçari i arrestuar akuzohet gjithashtu se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Të arrestuarit janë:

– I. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

– R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe;

– E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.