American British Stem Academy vjen në Tiranë si shkolla e parë shqiptare që ofron mësimdhënien e bazuar në metodologjinë STEM. Kjo metodologji nënkupton të mësuarit bazuar në eksperimente dhe praktikë që mundësohet falë laboratorëve me pajisjet më të fundit.

“Një nga planet tona afatshkruta është hapja e një kolegji unvierstar me ndihmën e unviersitetit të boltonit nëpërmjet metodologjisë STEM. Jam i bindur që cilësia është një nga karakteristikat që ne do të kemi, sicc e kemi nisur në fillim investimin tonë në pjesën e arsimit në universitetin e Nju Jorkut me të ndjerin Gramoz Pashko, ashtu në të njëjtat standarte do të vazhdojmë edhe me investimin e ri.“-shprehet Elias Foutsis, Bashkëthemelues i American British STEM Academy.

“Metodologjia STEM është e shkëlqyer për të menduarin kritik dhe për të zhvilluar kreativitetin, dhe inkurajon zgjidhjen e problemeve. Njerëz të edukuar në këtë mënyrë janë Albert Eisntein dhe Elon Musk, kështu që kush e di, Elon Musk i ardhshëm mund të dalë nga ky universitet. Universitiet i Boltonit do të ndihmojë me programet dhe profesorët, duke punuar paralelisht dhe me z.Elias Foutsis, i cili është një biznesmen i zoti në fushën e tij.” –shprehet Dr.Anthony Keating, këshilltar për metodologjinë STEM

I pranishëm në ceremoninë e ditës së parë së shkollës ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Sot ka lindur një krijesë e re, një krijesë që do provojë për mirë këtë qytet edhe ne te publikut për të parë gjithnjë e më shumë STEM, shkencën dhe fokusin që duam të japim. Dhe ne me një krijesë të re që hapet për pak ditë te primida dhe pastaj me shpresë këto që sot janë përjashtim nga rregulli do të mund të kthehen nga rregulli’.- tha Veliaj. American British STEM Academy ka mbështetjen e New York College Education Group dhe përmes partneritetit të këtij te fundit me universitete te njohura ne Evrope dhe ne SHBA mundëson sjelljen e risive me te fundit të arsimit në botë.