Menjëherë pas përfundimit të hedhjes së shortit të grupeve të Europa League-s, në Montecarlo, në orën 14:30, do të hidhet shorti për grupet e Conference League (edicioni i tretë).
Edhe në këtë kompeticion, për fazën e grupeve do të shortohet 32 skuadra, që janë ndarë në katër vazo me nga tetë skuadra secila, në bazë të koeficientëve.
Skuadra e Ballkanit, e vetmja shqiptare në fazën e grupeve, ndodhet në vazon e katërt, që do të thotë shorti mund ta vendosë përballë kundërshtarëve më të fortë të mundshëm.
Vazoja e parë: AZ, Gent, Dinamo Zagreb, Eintracht, Bruges, Fenerbahce, Lille, Ferencvaros.
Vazoja e dytë: PAOK, Slovan Bratislava, Maccabi Tel Aviv, Aston Villa, Viktoria Plzen, Fiorentina, Ludogorets, Bodo/Glimt.
Vazoja e tretë: Astana, Besiktas, HJK, Trnava, Ljubljana, Zorya, Genk, Legia Varshavë.
Vazoja e katërt: Breidablik, Lugano, Ballkani, Cucaricki, Nordsjaelland, KI, Aberdeen, Mostar.