Të jesh trajneri më i mirë në botë, ose të konkurrues me më të mirët, pa diskutim duket të kesh një mbështetje të fortë pas. Nuk është aspak rastësi që trajnerët më të mirë në botë janë njëkohësisht edhe trajnerët për të cilët klubet kanë shpenzuar më shumë. Në këtë listë të “çmendur”, gjejmë trajnerët më të mirë në qarkullim, ky në krye qëndron Pep Guardiola me 1,9 miliardë euro shpenzime.
Në vendin e dytë renditet Mourinho, gjatë karrierës së tij si trajner, pronarët e Mourinho-s kanë shpenzuar 1,8 miliardë euro. Në podiumin e trajnerëve që kanë përfituar më shumë, gjendjen Carlo Ancelotti. Bosët e tij ndër vite kanë shpenzuar 1,4 miliardë euro për t’i vendosur në dispozicion lojtarët më të mirë.
Në mënyrë surprizë në vendin e katërt ndodhet Max Allegri, 1,4 miliardë euro kanë shpenzuar presidentet për të, kryesisht Milan dhe Juventus. Në këtë listë gjenden edhe trajnerë si Diego Simeone i Atletico Madrid, Pellegrini(ish trajneri i Real Madrid, Man.City) Thomas Tuchel, Antonio Conte, Pochettino dhe Jurgen Klopp.