Sa herë që përmendet fjala “kualifikim” mendja të shkon te Xhani de Biazi, trajneri që udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt suksesit të parë në një kampionat europian. Po sot a mund t’ia dalë Shqipëria? Ish-trajneri i kuqezinjve e thotë me bindje: “Po!”

“Shqipëria i ka shanset, që jo vetëm të shkojë në Europian, por edhe ta mbyllë e para në grup. Ia kam thënë edhe Armandos (Dukës) që kur u hodh shorti se shanset janë vërtetë të mira” deklaroi De Biazi në një intervistë për “Panorama Sport”.

Thotë se përballë Çekisë djemtë e kombëtares luajtën mirë dhe me shumë personalitet.

“Por ai rasti në fund… Ah sikur të kishte pasuar si duhet ai djaloshi debutues (Daku). Oh, çfarë rasti ishte…” komenton De Biasi.

Por si menaxhohet kjo situatë kur ke vetëm dy ditë kohë të përballesh me Poloninë?

“Bllokoni Levandovskin dhe mos humbni më raste si ai kundër Çekisë… (qesh)” de Biasi.

Polonia që renditet në vendin e 3 në grup, me 1 pikë më pak se Shqipëria, do tentojë të mposhtë kuqezinjtë në Air Albania për ti marrë vendin, pasi dy përfaqësueset e para shkojnë në Europian. Ndeshja e parë për eliminatoret e Euro 2024, u zhvillua me 27 mars në Varshavë dhe u fitua 1-0 nga polakët me golin e Sëiderskit. Të dielën Shqipëria do ketë ndihmën e madhe të tifozëve, pasi 22 mijë biletat janë shitur me kohë, ndërsa sfida do të gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Spanja me kryesor Jose Maria Sanchez.