Shqipëria U21 i ka nisur me “këmbën e mbarë” kualifikueset e Euro 2025, teksa fitoi 1-2 ndaj Armenisë U21, në Abovyan City Stadium (Abovyan). Sulmuesi Stiven Shpendi mposhti portierin Matinyan me një goditje të bukur në minutën e 28-të, ndërsa brenda fraksionit Rexhepi dyfishoi shifrat, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi.
Në fundin e pjesës së dytë, armenët ngushtuan shifrat falë Gevorg Tarakhchyan në minutën e 86-të, por tepër vonë, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Në Armeni nuk munguan as çudirat, teksa ndeshja u ndërpre për pak minuta për shkak të problemeve me sistemin e ndriçimit. Shqipëria U21 është në grupin E të kualifikueseve, së bashku me Finlandën, Rumaninë, Malin e Zi dhe Zvicrën.