Ukraina ka pretenduar se komandanti i flotës ruse të Detit të Zi, admirali Viktor Sokolov, është vrarë gjatë një sulmi të forcave të saj të premten.
“Pas goditjes në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol, 34 oficerë u vranë, duke përfshirë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi”, thanë Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës në një përditësim në Telegram sot, duke shtuar se: “Më shumë se 100 ushtarakë të tjerë rusë u plagosën në sulm.”
Moska tha më parë se një ushtarak ishte zhdukur pas sulmit.
Ukraina nisi një tjetër sulm me raketa në Sevastopol të shtunën në mëngjes.