Në mbështetje të Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën një polic, Afrim Bunjaku, disa media ruse kanë vendosur në billborde një mbishkrim “Një ngjyrë, një besim, një gjak”.
Këto foto të billbordeve i ka publikuar në rrjetet e saj sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, e cila tha se kjo gjë ishte një “skenar i vjetër”.
Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq.
Ditën e djeshme Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Rusi, Aleksandër Grushko, tha se për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe BE, Rusia nuk shihte mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë.