Sylvinho, trajner i Shqipërisë, një mjeshtër i komunikimit dhe i frymëzimit të ambientin kuqezi, ka reaguar këtë të hënë me një postim në Instagram për suksesin e deritanishëm në eliminatorët e Evropianit.
Braziliani shkruan se Shqipërinë e presin edhe tri finale deri në arritjen e objektivit përfundimtar.
“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate u kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tri finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri!”