Celine Dion premtoi se do të mundohet shumë për të rifituar forcën e saj pasi zbuloi diagnozën e saj me Sindromën e Personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që mund ta bëjë të vështirë për të kënduar. Motra e saj Claudette po i siguron fansat se Celine po e mban fjalën e saj.
“Ajo po bën gjithçka për t’u rikuperuar,” thotë Claudette, për revistën HELLO! “Ajo është një grua e fortë.”
“Është një sëmundje për të cilën dimë kaq pak,” pranon Claudette, duke reflektuar sinqerisht mbi simptomat që lidhen me sindromën. “Ka spazma – ato janë të pamundura për t’u kontrolluar. E keni parasysh kur njerëzit kërcejnë shpesh natën për shkak të një ngërçi në këmbë? Është pak e tillë, por në të gjithë muskujt,” thotë ajo e tronditur. “Ka pak gjëra që mund të bëjmë për ta mbështetur atë, për të lehtësuar dhimbjen e saj.”