Në prag të ndeshjes kundër Sassuolos, e cila zhvillohet sot në 20:45, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani foli për “Matchday”, duke u rikthyer në emocionet e para të firmës dhe debutimit me zikaltërit.
“E mbaj mend shumë mirë herën time të parë në fushë, ende shikoj videon e debutimit. Emocioni më i madh sot është të mendoj për atë që kam bërë gjatë viteve, duke kërkuar dhe gjetur veten në San Siro. Si tifoz i Interit është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Jam rritur me Interin, ende e mbaj mend finalen e Champions League të vitit 2010, isha me babanë në një lokal dhe brohorisja shumë”, tha fillimisht mesfushori me origjinë nga Elbasani.
Realizimi i ëndrrës që nga fëmijëria, ky është perifrazimi që Asllani i bën kalimit te Interi.