Shumë njerëz të prekur nga tërmeti kanë kaluar natën e tretë jashtë dhe rrënojat e banesave janë shpërndarë nëpër rrugët e qytetit.

Disa nga fshatrat janë zhdukur plotësisht, po ashtu edhe në fshatin Moulay Brahim shumë shtëpi janë shkatërruar.

Një burrë i cili jeton së bashku me bashkëshorten e tij në një rulotë, tha se së bashku me banorët vendas kanë gërmuar me duar nëpër rrënoja të cilët kanë nxjerrur 40 trupa.

Problemi më i madh ishte transporti, për shkak se për të arritur në atë fshat njëra rrugë ishte plotësisht e bllokuar.