Tërmet te Marseille. Mediet franceze kanë raportuar se trajneri Marcelino, i cili mori drejtimin e skuadrës gjatë verës duke zëvendësuar Igor Tudor, ka dhënë dorëheqjen pas shtatë ndeshjesh.
Mediet franceze kanë bërë me dije se trajneri ua ka komunikuar largimin e tij lojtarëve gjatë seancës stërvitore të kësaj të marte, ndërsa tani pritet edhe lajmërimi zyrtar nga ana klubit marsejez.
Lexoni edhe:Shqipëria fiton medalje në Botërorin e Mundjes, Abkarov valvit flamurin “kuqezi” në SerbiNuk ka fitues në “Arenën e Demave”, Partizani-Egnatia ndajnë pikëtSalernitana ngec në shtëpi, Torino triumfon në “Stadio Arechi”VIDEO/ Ronaldo pritet si mbret në Teheran, qindra njerëz në aeroport
Marcelino Garcia Toral u zyrtarizua më 23 qershor, ndërsa nisi aventurën e tij në kualifikueset e Champions League, por u eliminua nga Panathinaikos dhe që këtu kanë nisur përplasjet e para midis spanjollit dhe bordit drejtues.
Skuadra dështoi këtë fundjavë ndaj Toulouse në “Velodrome”, ndërsa ishte barazimi i tretë sezonal, ndërsa në këtë mesjavë, Marseille do të luajë në Europa League përballë Ajax dhe në fundjavë do të luajë në Paris ndaj PSG-së.
Tashmë, në stolin e marsejezve pritet të ulet ish-lojtari i Milanit, Jean-Pierre Papin, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1991.