Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se 300,000 njerëz jetojnë në zonat më të goditura dhe ekspertët kanë paralajmëruar se 48 orët e ardhshme do të jenë kritike.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës në më shumë se 60 vjet. Mijëra të mbijetuar nga tërmeti i Marokut e kaluan natën jashtë, pasi shumë prej tyre humbën shtëpitë e tyre ose kanë frikë të shkojnë brenda nga frika e pasgoditjeve.
Të paktën 2,012 njerëz vdiqën pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 që goditi natën e së premtes dhe 1,404 të tjerë u plagosën rëndë.

Këto shifra pritet të rriten ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar. Familjet e shkatërruara po varrosin të dashurit e tyre dhe disa nga ata që humbën gjithçka nga tërmeti nuk kanë mundësi financiare për të rindërtuar shtëpitë.

Ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se mund të duhen muaj, nëse jo vite, që Maroku të rimëkëmbet. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili humbi dhjetëra mijëra njerëz në një tërmet shkatërrues në fillim të këtij viti, është ndër ata që janë ofruar të dërgojnë ndihma dhe ekuipazhe shpëtimi.

Franca dhe Gjermania, që të dyja kanë një popullsi të madhe të njerëzve me origjinë marokene, kanë thënë gjithashtu se janë gati të rrisin forcat e tyre.

Dhe në një veprim të jashtëzakonshëm, Algjeria fqinje, e cila ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Marokun në vitin 2021 ka ofruar të hapë hapësirën e saj ajrore për ndihmë humanitare dhe evakuime