Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel, sjell tema të ndryshme të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e të dielës ishte ‘gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale’. Kur mori fjalën moderatorja e njohur, Erjola Doçi, tregoi rastin e saj konkret të urrejtjes.
“Rasti konkret i imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.
Ndërkohë këtu ndërhyn Shqipe Hysenaj e cila tha se ‘Bledi kështu n’a ka bërë të gjithave, dashnore, të dashura, nuse’.
Duke iu drejtuar gazetarit të njohur, Shqipja shtoi: “Bledi të lutem, ti një punë ke. Ti gjithmonë një punë ke pasur. Kushdo që të afrohet ty ‘jo po se kjo’, fillon e prek. Bledi njihet dhe të përmirësojë veten se nuk është normale. Mënyra se si flet dhe si u afrohesh gocash…”.