France Football ka publikuar listën e 30 kandidatëve për fitimin e Topit të Artë, çmimi individual më prestigjioz dhe i rëndësishëm për një futbollist.
Rekordmeni absolut është Lionel Messi. Argjentinasi ka fituar 7 herë Topin e Artë dhe është kandidati kryesor për ta fituar sërish.
Super Sport shkruan se falë suksesit si protagonist në Kupën e Botës Katar 2022. Rivali i madh i “Pleshtit” është Erling Haaland.
Bomberi norvegjez fitoi tripletën në sezonin e parë me Manchester City. Teksa e mbylli edicionin e kaluar me 52 gola në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Pep Guardiolës.
Ceremonia e shpallesh së fituesve do të mbahet në datën 30 tetor. Në “Theatre du Chatelet” të Parisit, kryeqytetin e Francës.
Fituesi në fuqi është Karim Benzema, falë paraqitjeve fantastike me Realin e Madridit. Sulmuesi francez u transferua gjatë verës tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite.
30 KANDIDATËT