UEFA ka vendosur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën Republika Çeke-Shqipëri. Një emër i madh i arbitrimit është zgjedhur që do të gjykojë këtë sfidë të rëndësishëm për Kombëtaren kuqezi dhe bëhet fjalë për Entoni Tejlor.
44-vjeçari anglez cilësohet si arbitri më i mirë në Premier Ligë për momentin, por kontestimet ndaj tij kanë qenë gjithnjë të shumta, si finalja e Ligës së Europës midis Seviljës dhe Romës, që bëri Zhoze Murinjon të tërbohej dhe ta priste në parking për ta kritikuar.

Së bashku me Tejlor, tre asistentët e tjerë të tij do të jenë anglez. Geri Besvik, Li Bets dhe Kreig Pavson, ndërsa sa i përket dy gjyqtarëve që do të jenë në VAR nuk janë zgjedhur akoma. Për Entoni Tejlor do të jetë hera e parë që gjykon edhe Çekinë, ashtu edhe Shqipërinë.