UNESCO u bëri thirrje qeverive që të “rregullojnë me shpejtësi” përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale si ChatGPT në shkollë, duke përfshirë kufizimin e përdorimit të tyre për fëmijët më të vegjël.
Në rekomandimet e publikuara sot nga UNESCO, autoritetet publike nuk janë të gatshme të menaxhojnë çështjet etike që lidhen me integrimin e teknologjive të inteligjencës artificiale në klasat e shkollave.
Kjo organizatë e OKB-së sugjeron që qeveritë të caktojnë një moshë minimale për përdorimin e teknologjive të Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale, e cila nuk mund të jetë më pak se 13 vjet.
Bazuar në ligjin amerikan, ChatGPT ka vendosur tashmë këtë kufi moshe për përdoruesit e tij, por “shumë komentues besojnë se ky kufi është shumë i ulët dhe mbështesin ngritjen e tij në 16 vjet”, thekson raporti.
Brenda klasës, zëvendësimi i mësuesve me teknologji të tilla mund të ndikojë në shëndetin emocional të fëmijëve dhe t’i bëjë ata të prekshëm ndaj manipulimit, paralajmëron UNESCO.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s, Audrey Azoulay, “Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale mund të jetë një mundësi e madhe për zhvillimin njerëzor, por gjithashtu mund të jetë burim dëmtimi”.
“Ajo (Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale) nuk mund të integrohet në arsim pa përfshirjen e publikut dhe rregulloret dhe masat mbrojtëse të forta qeveritare,” theksoi Azoulet.
Teknologjitë e AI të disponueshme për publikun e gjerë janë zhvilluar që nga fundi i vitit 2022, kur ChatGPT, i krijuar nga OpenAI, u tregua i aftë të gjeneronte tekste, poezi dhe biseda.
Ky shpërthim i këtyre mjeteve ka ngritur gjithashtu frikën e formave të reja të plagjiaturës apo mashtrimit në shkolla dhe universitete, pa e zvogëluar megjithatë atraktivitetin e një tregu arsimor që shihet si potencialisht shumë fitimprurës.
UNESCO thekson në udhëzimet e saj se mjetet e AI kanë potencialin për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për shembull duke krijuar titra, me kusht që mësuesit, përdoruesit dhe studiuesit të ndihmojnë në hartimin e këtyre mjeteve dhe që qeveritë të rregullojnë përdorimin e tyre.