Një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut u kthye në tragjedi, ku vendi mori flakë e për pasojë humbën jetën 114 persona dhe 150 të tjerë mbetën të plagosur.
Një video e regjistruar nga një prej personave brenda lokalit tregon zanafillën e zjarrit. Ashtu siç shihet në pamje, shkak kanë qenë fishekzjarrët që i kanë vënë flakën abazhurit gjigand në qendër të lokalit.

Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi.