Prej dy ditësh një operacion anti drogë po zhvillohet edhe në qarkun e Vlorës. Janë 50 të shoqëruar në qytetin e Vlorës gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.
Aksioni gjatë natës është zhvilluar nga policia e Vlorës, ndihmuar nga FNSH dhe strukturat e tjera policore. Ndërkohë një person tjetër është arrestuar në Himarë me kokainë në banesë.
Janë kapur edhe sasi lëndë narkotike, canabis, kokainë dhe armë zjarri.