Një 27-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ka vjedhur një shumë parash në kompaninë ku ai punonte. 27-vjeçari B. M.,i kishte vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen “Mazreku”, Kashar, mirëpo në polici kishte bërë kallëzim të rremë sikur ia kishin vjedhur paratë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, se i kishin vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen “Mazreku”, Kashar, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.

Sipas policisë, ka rezultuar se shumën e parave, 27-vjeçari e ka shpenzuar për lojëra fati.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.